Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ndërsa prej tyre si raste aktive janë vetëm 247 persona, ndërsa 791 të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, nga rastet aktive, vetëm tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive. Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë pacienti numër 30 i prekur me COVID-19, por që të gjithë të tjerët, sipas raporteve mjekësore, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Sa i përket testimeve, nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

IKSHPK thotë në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.Instituti apelon qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të përhapjes së virusit korona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA