Inter, vjen ora e John Stones, gati të bëjë debutimin si titullar në sfidën ndaj Udineses
Basketbolli europian vendosë të ndalë gjithçka për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të ndërprera që nga 12 marsi Euroleague e basketbollit dhe EuroCup janë anuluar përfundimisht. Zyrtarizimi ka ardhur pas asamblesë që është mbajtur këtë të hënë në të cilën Jordi Bartomeu u ka propozuar 11 skuadrave të autorizuara(Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathianaikos, Olympiacos, Fenerbahce , Efes, CSKA, Maccabbi Tel Aviv, Armani Milano, Zalgiris Kaunas) për të mbyllur përfundimisht garën.
Një vendim i marrë edhe për shkak se është kritikuar shumë plani B që ishte propozuar dhe që do të bënte të mundur zhvillimin e 54 ndeshjeve të mbetura të sezonit të rregullt dhe dhe sfidat play off ndërmjet 8 skuadrave të vetme, me ndeshje teke në një arenë të vetme nga 4 deri në 26 korriku. Tre opsionet ku do të luheshin sfidat ishin Beogradi dhe dy qytetet lituaneze Kaunasi dhe Vilnius. Një vendim i pritur ky për anulimin e sezonit edhe për faktin se të shtunën shumë lojtarë patën një konferencë me video-call me Jordi Bartomeun dhe shprehën qëndrimin e tyre duke u shfaqur bindjen për anulimin e sezonit.
Top Channel