Qentë e stërvitur në mbrojtje të botës së egër kanë shpëtuar 45 rinocerontë në Afrikën e Jugut

25/05/2020 17:31

Një tufë qensh janë stërvitur për të mbrojtur botën e egër nga gjuetia ilegale në Afrikën e Jugut dhe raportohet se deri tani kanë shpëtuar 45 rinocerontë.

Qenë e racave të ndryshme janë stërvitur prej lindjes për të përballur presionin e operacioneve dhe kanë nisur punë prej moshës 18 muajshe.

29 vjeçari Sean Viljoen, nga Cape Town, në Afrikën e Jugut shpërndau fotot e grupit të qenve tashmë profesionistë, teksa vepronin në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Johan van Straaten, bashkëpunëtor i iniciativës, tha: “Të dhënat që ne mbledhim përdoren për informacion mbi praktikat më të mira dhe tregojnë sesi kemi parandaluar vrasjen e të paktën 45 rinocerontëve që kur qenë kanë nisur operacionet e tyre në shkurt 2018.

“Masa e suksesit të patrullave të qenve është rreth 68 perqind si me dhe pa litar, në krahasim me rreth 3 përqind që ishte në patrullat pa qen”.

Ai shtoi se ndryshimi ka ardhur prej qenve me ndjekie të lirë që mund të gjurmojnë me shpejtësi shumë më të mëdha se njeriu dhe nuk humbasin kurrë gjurmën.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA