Kurti: Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

25/05/2020 15:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e vërtet se ka ngërç institucional, por ka theksuar se ka mospajtime e zgjidhja janë zgjedhjet e reja në përputhje me Kushtetutën.

Ai ka shkruar në Facebook se sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit.

“Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona. Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë.

Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, ka shkruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA