24/11 22:56
Mediat britanike shpesh kanë publikuar foto e video, ku shihen qytetarët e saj duke thyer karantinën dhe rregullat e vendosura nga qeveria, në kuadër të COVID-19, madje “rebelimi” i tyre është bërë, edhe kur masat kanë qenë mjaft strikte.
Ndërsa tashmë që masat janë lehtësuar disi, britanikët janë dyndur në masë drejtë plazheve e parqeve dhe nuk janë ndaluar edhe pas gjobave apo këshillave të autoriteteve policore.
Megjithatë duhet theksuar fakti që Britania e Madhe vijon të jetë një vatër aktive e koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar 259,559 të infektuar, ndërsa 36,793 të tjerë janë shpallur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel