Rama: Fundjava e mbyllur do të vazhdojë, e diela pa makina do bëhet traditë nga tetori deri në mars 2021
24/05/2020 20:53
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikimi live në Facebook është shprehur se fundjava e bllokuar do të vazhdoje edhe për dy javë, ndërsa e diela pa makina do të bëhet traditë dhe do të rifillojë nga tetori deri në mars 2021.
“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për t’u rikthyer pas sezon it të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”, tha Rama.
Top Channel