Ka përfunduar seanca ndaj Luan Dacit, ku ndryshe nga hera e kaluar gjyqtari ishte prezent, kjo pasi nëse nuk do ishte i pranishëm, do t’i humbej mundësia për të ankimuar. Avokatët e tij Jordan Daci dhe Andi Dura kanë folur për mediat.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar më herët procedimin penal për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″.
Daci në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të vitit 2017, për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi.
Por për këtë avokatët e tij thanë se kjo tashmë nuk është vepër penale: Masa për të cilën është larguar nga puna është shuar me disa ligje, dhe prandaj ai nuk ka asnjë vepër penale. Formulari thotë a keni masë në fuqi dhe ai nuk kishte. Në rastin konkret nuk ka vepër penale. Gjyqtari Luan
Daci ka detyrim për të plotësuar atë që kishte në formular. Injorojmë çdo vendim që nuk është profesional.Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen.
Top Channel