Su-25KM; Avioni sovjetik, izraelito-gjeorgjian i ndërtuar për të luftuar Rusinë

23/05/2020 21:48

Si ish-shtet sovjetik, republika e vogël e Gjeorgjisë ka trashëguar një numër sistemesh të sofistikuara armatimi pas shembjes së BRSS, të cilat vazhdojnë të përbëjnë forcën kryesore të inventarit ushtarak të vendit.

Ndryshe nga vende më të mëdha ish-sovjetike si Ukraina e Kazakistani, Gjeorgjia nuk përfitoi shumë sisteme ajrore lufte përveç rreth njëzet gjuajtësve Su-25. Por e vendosur tashmë në krahun e NATOs dhe pas ndarjes së krahinave pro-ruse Abkazia e Osetia e Jugut, vendi ka nisur një program modernizimi të armatimeve në bashkëpunim me Izraelin.

Vendi ka marrë dy batalione sistemesh anti-ajrore BuK-M1 nga Ukraina si dhe sistemet S-125 nga vende të Evropës lindore.

Ndërsa për të ruajtur forcën e aviacionit të saj, Gjeorgjia ka modernizuar vazhdimisht gjuajtësit Su-25 me asistencën e Izraelit.
Vendi ka nxjerrë nga shërbimi avionët më të vjetër sovjetikë MiG-21 por ka ruajtur aftësitë e Su-25.

Versioni i tyre i ri i modernizuar është quajtur Su-25KM ‘Scorpion,’ dhe është krijuar nga kompania vendase Tbilisi Aircraft dhe ajo izraelite Elbit Systems.

Izraeli ka kryer shumë programe rinovimi të sistemeve sovjetike duke i bërë ato të afta për të rezistuar në fushë-betejat e shekullit të 21-të, siç ka ndodhur me avionët indianë MiG-21 ato tailandezë F-5 dhe gjuajtësit e lehtë turq F-4 Phantoms.

Prototipi i parë i SU-25 Scorpion fluturoi në prill 2001, me sisteme shumë më superiore sesa versioni origjinal. Në to përfshihej pamja e xhamtë e kabinës, sistemet e kompjuterizuara të armëve dhe të lokalizimit.

Mes përditësimeve të Su-25KM është dhe integrimi i armatimeve të komanduara si raketat me lazer Mark 82 e Mark 83.

Raketat e rangut të shkurtër R-73 mund të godasin objektivin deri në 30km largësi dhe i lejojnë Scorpion të kërcënojë dronë e helikopterë që fluturojnë ulët.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA