12/01 19:52
Kryetari i bashkisë, në një qytet të vogël të Perusë, u shtir si i vdekur, për t’i shpëtuar arrestimit të policisë, pasi akuzohet se ka thyer karantinën, për të pirë diçka me miqtë.
Jaime Ronaldo Urbina Torres, kryetar bashkie në qytetin Tantara, u fotografua i shtrirë në një arkivol të hapur, në momentin që policët erdhën dhe për ta arrestuar. Megjithatë, policia e ka kuptuar këtë truk dhe e ka arrestuar kryebashkiakun, i cili raportohet se ishte i dehur në ato momente. Policia e ka arrestuar Torres, me pretendimin se ai ka thyer karantinën dhe nuk ka respektuar distancimin social.
Top Channel