Premier League konfirmon: 6 lojtarë pozitiv me Covid-19 nga tre klube

20/05/2020 08:54

Premier League ka konfirmuar se ishin gjashtë rezultate pozitive të Covid-19 nga 748 teste të bëra te lojtarët dhe stafi i klubit të Dielën dhe të Hënën.

Rastet pozitive erdhën nga gjithsej tre ekipe, me ligën që nuk pranoi të identifikojë individët që testuan pozitiv.

Si pjesë e përpjekjes së ligës për t’u rikthyer në fushë, ajo po bën teste për të gjithë lojtarët dhe stafin me qëllim rifillimin e trajnimeve në grup.

Të hënën, Premier League njoftoi se ekipet mund të kthehen në stërvitje në “grupe të vogla” që nga e marta pasi një takim i aksionarëve miratoi planet.

Top Channel