Brazili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 1 mijë e 179 të vdekur.
Tashmë në vendin e Amerikës Latine numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 17 mijë e 983 të vdekur. Brazili është vendi i tretë në botë për nga numri i rasteve ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 mijë e 408 raste të reja.
Numri total ka shkuar në 271 mijë e 885 raste me Covid-19. Brazili nuk konsiderohet ndër vendet që mori masa të rrepta izoluese. Presidenti Jair Bolsonaro i kushtoi më shumë vëmendje ekonomisë sesa pandemisë.
Së fundmi Bolsonaro mori vendim për përdorimin e Klorikinës. Në protokollin e ri të firmosur nga presidenti brazilian thuhet që pacientët në gjendje të rëndë duhet të trajtohen me këtë medikament.
Top Channel