Interi do të presë ‘European Solidarity Cup-Football for Heroes’ së bashku me Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit në vitin 2021, me objektivin për të dhënë një mesazh solidariteti dhe për të nënvizuar rëndësinë e koezionit mes vendeve evropiane duke i dërguar një ndihmë konkretet strukturabe mjekësore dhe spitalore.

Të tre këto klube do të sfidojnë njëri-tjetrin në një turne të stilit italian ku secili prej tyre do të presë një nga 3 ndeshjet; në Milano do të luhet Inter-Bayern Mynih, në Madrid zikaltrit do të sfidojnë Realin e Madridit, ndërsa në Mynih do të jetë radha e Bayernit të përballet me spanjollët.

Datat e sfidave do të vendosen në bazë të kalendarëve të secilës prej skuadrave dhe kur do të lejohen tifozët që të hyjnë në stadium për të ndjekur sfidat.

‘Pandemia goditi me shumë forcë popujt në të gjithë botën-tha presidenti i Interit Steven Zhang-impenjimi i madh i personelit shëndetësor ishte thelbësor për të na lejuar të shohim drejt së ardhmes. me këtë nismë duam të falenderojme dhe të vlerësojme punën e mjekëve dhe infermierëve si dhe për të dhënë një mesazh uniteti e solidariteti mes kombeve’.

Të ardhurat që do të sigurohen nga të tre këto ndeshje do të shkojnë në favor të strukturave shëndetësore si një simbol i mbështetjes për një Evropë të bashkuar e cila secili kujdeset për tjetri.

Top Channel