Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja ku ka folur rreth Reformës Zgjedhore. Ai është shprehur se PD nuk do ta braktisë Reformën Zgjedhore.

Sipas Salianjit për të miratuar këtë reformë nuk duhet humbur asnjë minutë.

“Ne jemi pjesë e reformës. e bllokoj mazhoranca. Reforma Zgjedhore është fitore e opozitës. Por nuk do Edi Rama që ta realizojë. Në fund të majit..për ne Reforma duhet të ishte bërë shumë më para. Të mos humbet asnjë minutë.” tha Salianji.

Ndërkohë ish deputeti i PD është ndalur edhe tek protesta e sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar duke thënë se opozita ëshët në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Sot ne jemi në mbështetje për Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit. Besoj që do të ketë një masivitet siç pati edhe dje.”

Top Channel