“Një nga vendimet më të vështira”/ Veliaj: Nuk është e thjesht të lexosh që në mëngjes kërcënime për djalin

18/05/2020 12:49

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër të ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

Para se të niste këtë Veliaj shpjegoi se ky ishte një vendim po aq i vështirë sa ai i ‘Astirit’.

“Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë, Ka nisur një gjueti shtrigash, një lincim publik, por dua tju them që merrni zemër, nqs këto do ishin vendime të lehta do i kishte bërë ai që ishte para meje.

Është një moment i ngjashëm me atë të Astirit. Ka qenë për të gjithë e vështirë , sepse nuk është mirë kur zgjohesh në mëngjes dhe gjen mallkimet të të vdesë djali, nuk është e lehtë. Them se keta që kanë këtë fjalor nuk kanë shkelur kurrë në teatër. I kuptoj hienat politike dhe lojën e tyre”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA