Jo sport deri në 14 qershor/ Itali, dekreti i kryeministrit: Nisja e Seria A mund të …

18/05/2020 21:22

Rifillimi i kampionatit italian mund të shtyhet për në 20 qershor. Kjo për shkak të dekretit të firmosur nga kryeministri Giuseppe Conte në 17 maj që ndalon çdo kompeticion sportiv deri në datën 14 qershor.

‘Pezullohen të gjithë eventet dhe kompeticionet sportive të çdo disipline në vende publike apo private-theksohet në dekretin e qeverisë Conte.

Ishte menduar që futbolli italian të niste në 13 qershor dhe ky dekret do të thotë se që kjo të jetë e mundur do të duhet të krijohet një hapësirë ligjore që ta lejojë këtë që mund të ndodhë nëse nuk do të ketë shpërthime të rasteve të reja me coronavirus.

Kështu që shtyrja e datës së rinisjes së kampionatit nga 13 në 20 qershor mund të rezultojë e paevitueshme nëse nuk do të arrihet një akord për stërvitjet në grup
Ndërkaq, Drejtori sanitar në Spallanzani të Romës, Francesco Vaia theksoi se data 13 qershor për rifillimin e kampionatit është e mundshme dhe se autoritetet kanë 1 muaj kohë për të gjetur zgjidhjet më të mira.

‘Rifillimi i Sportit është një sinjal i rihapjes së vendit-shtoi ai-por kjo duhet të bëhet më siguri të plotë. Virusin do ta mundim përfundimisht me terapitë më të përshtatshme dhe me vaksinë’.

Top Channel