![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/6cfbc1c9-ce91-4866-bffc-83f12b0941a0_sd-800x450.jpg)
Në 3 vjetorin e marrëveshjes politike me kryetarit socialist, Lulzim Basha ripërsëriti meaculpan bashkë me zotimin se mes tij dhe Edi Ramës nuk do kishte një 17 maj të dytë.
Basha:
Opozita e bashkuar i rikthehet protestave, si fillim lokale për të kulmuar në mbarëpopullore. Formati i tyre do ndikohet nga pandemia e CoVid-19, ndërsa sfidohet edhe gjendja e jashtëzakonshme e cila ndalon grumbullimet deri më 23 qershor .
Më e ashpër në reagim ishte Monika Kryemadhi, e cila i beri thirrje qytetarëve për mosbindje civile.
Monika:
Krahas toneve luftarake, plani i opozitës është rikthimi në pushtet përmes votës.
Basha:
Edhe pse teatri kombëtar u rrafshua, Lulzim Basha premtoi se me rikthimin në pushtet do e restaurojë. Për autorët e shembjes duke nisur nga Edi Rama, paralajmëroi ndëshkim.
Top Channel