Presidenti Donald Trump thotë se SHBA do të rihapet, me apo pa vaksinë, ndërsa publikoi planet për goditjen e kosonavirusit deri në fund të vitit.

Ai e lidhi projektin e vaksinës me përpjekjet gjatë luftës së dytë botërore për të prodhuar armën e parë bërthamore. Por, Trump bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetët e tyre normale.

“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se e gjithë kjo varet nga një vaksinë. Me vaksinë apo pa vaksinë ne do të kthehemi dhe po e fillojmë këtë proces. Në shumë raste nuk ka patur vaksina dhe një virus apo grip ka ardhur dhe ne jemi përballur me të. Të tjera sëmundje nuk kanë patur kurrë një vaksinë dhe janë”.

Shumë ekspertë, vënë në dyshim se vaksina kundër koronavirusit mund të zhvillohet brenda një viti. Trump tha se projekti do të fillojë me studime mbi 14 vaksina kandidate për kërkime të përshpejtuara dhe miratim.

“Një projekt shkencor, industrial dhe logjistik masiv, ndryshe nga çdo gjë që vendi ynë ka parë që nga projekti Manhattan”.

Trump ka emëruar një gjeneral të ushtrisë dhe një ish drejtues të sistemit shëndetësor për të udhëhequr operacionin, një partnership mes qeverisë dhe sektorit privat për të gjetur dhe shpërndarë një vaksinë. Shumë ekspertë thonë se një vaksinë është e vetmja gjë që do ti japë amerikanëve besim në rihapjen e plotë të ekonomisë dhe në mungesë të testimeve masive. Madje dr Anthony Fauci, që shërben në task-forcën e koronavirusit dhe u shfaq me maskë në koppshtin e trëndafilave, dëshmoi në senat se do të ishte e parakohshme që shkollat të rihapeshin në vjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA