Një tigër është parë duke shëtitur në një qytet të Meksikës, ndërsa tre burra ishin vënë në ndjekje të tij për ta ndaluar. Skena e pazakontë është filmuar në San Pedro, të shtetit perëndimor meksikan Jalisco.

Të tre burrat, me karrige dhe litarë në duar, përpiqeshin për të ndaluar tigrin. Tigri mësohet se është larguar nga një kopsht zoologjik dhe për të kapur atë, është kërkuar ndihma e njësisë së shpëtimit të natyrës dhe zjarrfikësve, të cilët fatmirësisht raportohet se e kanë neutralizuar.

Video e këtij momenti është postuar në rrjete sociale dhe në drejtim të saj kanë vërshuar miliona klikime, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA