Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se është e një rëndësie kyce për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur nga presionet.

Në një konferencë për shtyp, Thaçi deklaroi se ky institucion nuk duhet të ketë trysni as nga shoqëria civile, as nga partitë dhe e as nga bashkësia ndërkombëtare.

“Gjykata kushtetuese te punoje pa presion politik. Askush nuk ka të drejt të pretendoj të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës”, tha ai.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është njëherëzi kryeministër në detyrë i Kosovës, e ka përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit se ekzekutivi i tij do ta vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Qeveria Kurti u rrëzua nga një mocion mosbesimi i paraqitur në Kuvend nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Paskësaj, Thaçi dekretoi Avdullah Hotin e LDK-së si të mandatuar për formimin e qeverisë së re. VV e dërgoi cështjen ne në Gjykatën Kushtetuese e cila e pezulloi zbatimin e dekretit të presidentit, deri në 29 maj.

Top Channel