Sipas të atit dikur dukej si “lopë”/ Linda Jarani: Kam qenë 8-9 kg më shumë!

15/05/2020 20:31

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktorja Linda Jarani.

Edhe pse ajo ruan linja të mira trupore dhe asnjëherë nuk ka abuzuar në këtë pjesë, babai dikur e ka përkufizuar me përkëdheli “dukesh si lopë”.  Aktorja thotë që atëherë ka qenë 8 ose 9 kilogramë më shumë se sa tani. Megjithatë, për të ruajtur një trup të kuruar, Linda thotë se mban një regjim të mirë dietor. Nuk hanë darkë dhe në mëngjes ha fare pak. Po ashtu aktiviteti fizik është një nga gjërat që e aplikon çdo ditë. “Çdo ditë luaj 15 minuta me litar”, thotë Linda.

“Kam qenë diku tek 8, 9 kilogramë më shumë se sa tani. Më duket se kam ndryshuar shumë me heqjen e këtyre kilogramëve. Nuk ha në darkë, në mëngjes ha, pak ruhem shumë në fakt. Me trupin unë ndihem mirë. Kam shtëpi private dhe unë çdo ditë 15 minuta luaj në litar”, tregon Linda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA