​Kurti: Kufizimi i lëvizjes vazhdon edhe pas 18 majit por me lehtësime të tjera

15/05/2020 18:07

Më 18 maj do të fillojë faza e dytë e largimit të masave restriktive në Kosovë.

Kështu bëri të ditur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media. Përkundër rritjes së rasteve të javës së fundit me Covid 19, shefi i ekzekutivit, tha se kanë marrë rekomandimin pozitivë të IKShP-së.

Ai tha se kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë për qytetarët, por me lehtësime tjera. Derisa i renditi të gjitha bizneset që do të rifillojnë punën. “Flokëtarët, sallonet e ondulimit, gastronomia, merr me veti dhe disa biznese tjera”, tha ai.

Top Channel