Një mundës sumo, nga Japonia, ka humbur jetën në moshën 28 vjeçare për shkak të koronavirusit, duke u kthyer kështu në viktimën e parë të virusit në këtë sport.

Shobushi, emri i vërtetë i të cilit është Kjyotaka Suetake, u shtrua në spital muajin që lamë pas.  Organet e tij u sulmuan nga virusi dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

“Ai luftoi me këmbëngulje kundër sëmundjes, duke duruar dhimbje dhe vuajtje për më shumë se një muaj”, tha Shoqata Japoneze e sumos.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA