Angela Martini ka publikuar “TikTok-un” e saj të parë, dhe ka të bëjë me dashurinë.
Modelja bukuroshe është vendosur në rolin e Lorelei Lee nga Marilyn Monroe në filmin “Gentlemen Prefer Blondes”.
Në video ish-Missi shqiptar komunikon me babain e djalit me të cilin do të martohet.
“Mund ta bindësh atë idiot që e do, por nuk më bind dot mua,” i thotë ai.
“Shumë keq sepse unë e dua atë,” vazhdon Angela.
Babai i djalit: “Sigurisht për paratë e tij”.
Angela: “Jo, sinqerisht”.
Babai i djali: “Për çfarë doni të martoheni atëherë me të?”
“Unë dua të martohem me atë për paratë e juaja”, thotë Angela, nën zërin e Marilyn.
Top Channel