Zjarr në spital/ Ndërrojnë jetë 5 pacientë në Rusi, ishin me koronavirus

12/05/2020 15:55

Pesë pacientë koronavirusi kanë vdekur në një spital në Rusi prej masës elektrike që ndodhi në ventiluesit e tyre të frymëmarrjes.

Zjarri u përhap në të gjithë repartin e kujdesit intensiv me pacientë të Covid-19 në spitalin e Shën George në Shën Petersburg. Një total prej 150 pacientësh u evakuan.

Sipas raportimeve të Daily Mail, të pestë të vdekurit ishin të lidhur me ventilatorë frymëmarrjeje.

Njëmbëdhjetë të tjerë u shpëtuan duke u vendosur në kate më të ulëta të spitalit.

Një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës tha se zjarri erdhi pas një keqfunksionimi të pajisjeve elektrike.
Zjarri i mëngjesit të hershëm shkatërroi rreth 20 metra katrorë hapësirë spitalore.

Ky është zjarri i dytë i ngjashëm në një spital të Rusisë.
Të shtunën 95-vjeçarja Evdokia Butryakova vdiq në një spital në Moskë kur depozita e oksigjenit që furnizonte ventilatorin shpërtheu duke shkaktuar zjarr.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA