Më mirë një injorant apo një ish-komunist në Parlament?! Ja si përgjigjet deputeti Muslim Murrizi

12/05/2020 18:57

21 deputetë të Opozitës në Parlament kanë paraqitur një nismë ligjore për largimin nga politika të ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Iniciatori Myslim Murrizi gjatë një intervistë në Top Talk sqaroi se nisma pritet të kalojë në komisionet parlamentare për shqyrtim.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja më mirë një injorant apo një ish-komunist Murrizi tha:

Pse mendojnë që ish-komunistët kanë qenë elitë?  Parlamenti e para nuk është akademi shkencash, edhe me humor mes kolegësh them ‘ aty ku hyjmë ne në sallën e seancës plenare, ngjit me derën tonë është dera e akademisë së shkencave, këta intelektualët e mëdhenj dhe këta shkencëtarët apo akademikët të hyjnë tek dera tjetër dhe të bëjnë shkencë. Nuk kam parë që kanë bërë ndonjë shkencë këto 30 vite. Madje edhe shkrimtarët kanë ngel të kohës së realizmit dhe socializmit, këto 30 vite çfarë është botuar ndonjë gjë nga arkiva.

Deputeti i Opozitës Parlamentare foli edhe për atë që e cilësoi si sfidë të Kryeministrit Rama për lustracionin në politikë.

Rama në 2001 ka akuzuar daljen publike si kryetar bashkie kur kandidonte Meta kryeministër përballë Berishës në ekipin e zgjedhjeve ku unë kam qenë kandidat, thoshte kujt do ti besojnë shqiptarët këtyre që vijnë nga dosjet e sigurimit dhe thotë që mua nuk më lidh gjë më komunizmin, skam qenë spiun, ta provojmë sa realisht e ka ndarjen  me veprën nga komunizmi.

 

Top Channel