Leipzig djeg konkurencën, arrin akordin me Milot Rashicën

12/05/2020 17:00

Milot Rashica është shumë pranë transferimit te Red Bull Leipzig. Sipas gazetës prestigjoze gjermane Bild, klubi nga Gjermania Lindore ka mposhtur konkurencën e Dortmundit, Liverpoolit dhe Aston Villas për të firmosur me talentin kosovar të Werder Bremen.

Sipas Bild Leipzig ka arritur akordin financiar me Rashicën ndërkohë që do t’i paraqesë një ofertë prej 20 milionë eurosh, Werder Bremen-it për kartonin e futbollistit një shifër që skuadra bardhëjeshile pritet ta pranojë duke parë edhe vështirësitë që po has në këtë sezon.

Rashica ka qenë i vetmi që ka shkëlqyer te Werder këtë sezon, duke luajtur 20 ndeshje, autor i 7 golave dhe 4 asisteve. Ylli i Kosovës i ka shënuar dhe dy skuadrave gjigante të Bundesligës, Bayernit dhe Borussia Dortmund.

Top Channel