Gega kujton titullin me Partizanin: 12 maji dita ime më e lumtur në futboll!

12/05/2020 19:34

12 maji i vitit 2019 do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Partizanit, futbollistët dhe drejtuesit e klubit të kuq, pasi si sot një vit më parë Partizani fitoi zyrtarisht titullin kampion, i 16-ti në historinë e klubit, një trofe që erdhi pas një thatësire prej plot 26 vjetësh.

Strategu dhe timonieri i Partizanit fitues ishte Skënder Gega njeriu që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të drejtuar skuadrën e tij të zemrës. Tekniku tropojan ia doli të udhëhiqte me sukses skuadrën duke gjetur ekuilibrat e duhur.

Ndërkaq, Gega që tashmë nuk është më në drejtimin e Partizanit, kujton titullin me të kuqtë teksa nëpërmjet një postimi në “Facebook”, thekson se 12 maji i vitit të kaluar është edhe dita e tij më lumtur sa i përket botës së futbollit.

Top Channel