Sebastian Vettel nuk do të jetë pilot i Ferrarit pas vitit 2020. Skuderia italiane dhe piloti gjerman ranë dakord për të mos e rinovuar kontratën mes tyre që skadonte në fund të këtij sezoni.

Ferrari e zyrtarizoi lajmin e mbylljes së bashkëpunimit me 4 herë kampionin e botës nëpërmjet një komunikatë për shtyp.

Mësohet se Vettel dhe drejtuesit e Kokëkuqes nuk arritën të gjenin një marrëveshje me Ferrarin që i ofroi një ulje Vettel që e humbi rolin e pilotit kryesor në skuadër pas shpërthimit të Leclerc. Vendin e lënë bosh nga Vettel për 2021 sipas medias italiane do ta zërë Carlos Sainz Junior.

Piloti spanjoll, djali i kampionit të Rally Dakar, është zgjedhur nga drejtuesit e Ferrarit për të bërë rolin e pilotit mbështetës të Leclerc në Botërorin e Formula 1 të vitit të ardhshëm. Sainz, 25 vjecar që do të lërë McLaren ku është që nga 2019, bëri debutimin e tij në Formula 1 në 2015 me Toro Rosso për të kaluar te Renault në 2017 duke marrë pjesë në 102 gara të Formula 1. Rezultatin më të mirë në këtë botëror, Sainz e regjistroi sezonin e kaluar kur u rendit në vendin e 6 në renditjen e përgjithshme me 96 pikë.

Tani vendin e pilotit nga Madridi te McLaren, po sipas medias italiane, pritet ta marrë pikërisht Sebastian Vettel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA