Futbolli ende pezull/ Lejohet vetëm stërvitja individuale

11/05/2020 16:46

Pak ditë me parë, ministrja Manastirliu dha lajmin se në 18 maj të gjithë sportistët do të kenë mundësinë që të stërviten në mënyrë individuale dhe këtu përfshihet edhe futbolli, një deklaratë që u pasua me takimin e grupeve të punës nga komiteti i Covid-19 dhe FSHF.

Të gjithë presin rikthimin e stërvitjes në grupe ashtu sic është e nevojshme në sportin e futbollit. Por ende nuk ka nje drite jeshile për këtë variant.

“Nese futbollin e le nje dite, te le nje vit”- kjo eshte nje shprehje te cilet e perdorin shpesh futbollistet mes tyre, që pavaresisht dozave të ekzagjerimit e ka nje kuptim. Prej mese dy muajsh futbollistet ndodhen te izoluar ashtu sikurse të gjithë shqiptarët duke u përpjekurt të ruajne formën e tyre fizike me ushtrime të izometrisë apo me programe të ndryshme online, që gjithsesi janë shumë larg perfomancës për sporte të nivelit profesionist

Kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 10 javë të Superligës dhe 5 javë të kupës së Shqipërisë, në total 15 ndeshje që në bazë të përllogaritjes së sektorit të garave të fshf, duhen zhvilluar brenda 2 muajbve per të arritur në afatin e datës 3 gusht që ka vendosur UEFA për të dhenë këto verdikte, ndërkohë presidenti i FSHF-së në një dalje te fundit ka deklaruar se nëse kampionati nuk fillon në javën e parë të qershorit, më mirë të mos fillojë fare.

Top Channel