Administrata Trump tenton të heqë statusin e tokës së amerikanëve aborigjenë

11/05/2020 19:34

Administrata e presidentit Doland Trump ka ndjellë sërish zemërim në vend pasi ka anulluar statusin e rezervatit të tokës së një fisi aborigjen amerikan që ka jetuar aty prej 12,000 vjetësh.

Në fund të marsit Departamenti i Brendshëm ka urdhëruar që 321 hektarët e popullsisë Mashpee Wampanoag të hiqen nga statusi i rezervatit federal, duke u hequr atyre të drejtën për të qeverisur tokën ku kanë jetuar, shumë më herët sesa të vinin amerikanët e sotëm.

Lëvizja bëri që 18 anëtarë të Kongresit t’i dërgojnë një letër kreut të maxhorancës Mitch McConnell dhe atij të opozitës Leader Charles Schumer për rivendosjen e statusit.

“Kjo do të siguronte që fisi Mashpee Wampanoag të mos ekspozohej ndaj përjashtimit, pasi ata citohen bashkë me fise të tjera aborigjene amerikane dhe kanë të drejtë të mbrojnë trashëgiminë dhe anëtarët e tyre”.

Nëse urdhri zbatohet, fisi do të humbasë sistemin e tyre të pavarur të drjetësisë, forcën e policisë dhe shkollën në gjuhën e tyre Wampanoag.

Në letrën e tyre anëtarët e Kongresit e quanin urdhrin ‘shumë të kundërshtueshëm, veçanërisht në kohën e pandemisë së koronavirusit’.

“Rrethanat në të cilat e gjen veten fisi Mashpee Wampanoag janë një kujtesë për trajtimin e padrejtë historik nga qeveria federale”, thuhej aty.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA