Frikë nga Korovanirusi? Në Nikaragua titulli festohet me përqafime

10/05/2020 22:33

Real Estelí fitoi titullin e kampionit të Nikaraguas, pasi mposhti 1-3 në ndeshjen e kthimit të turneut të ligës në fushën e Managua FC (kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë). Një goditje e lirë e drejtpërdrejtë e ekzekutuar saktë nga veterani Manuel Rosas (37 vjeç) hapi serinë e golave për miqtë. Më pas shënuan edhe Brandon Ayerdis dhe Marlon Lopez, që bënë që të shpërthente festa.

Titulli i fituar në një fushë rivale dhe pa praninë e tifozëve nuk i ndali lojtarët e Real Esteli që të përqafoheshin me njëri-tjetrin, edhe pse duhej që në një situatë pandemie të bëhej më shumë kujdes. Imazhet, natyrisht, tërheqin shumë vëmendje në këtë kohë të distancës sociale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel