Al Khelaifi gjen formulën për blerjen e Icardit, i ofron dy lojtarë Contes

10/05/2020 22:40

Kriza e Koronavirusit ka bërë që bota e futbollit të drejtohet te shkëmbimi i futbollistëve, një strategji që duket se do ta ndjekë edhe Paris Saint Germain për të blerë kartonin e Mauro Icardit, i cili këtë sezon ka luajtur të parizienët në formë huazimi nga Interi.

Mungesa e të ardhurave do të bënte që edhe një klub i fuqishëm si PSG të preferonte të hiqte dorë nga disa lojtarë, për të marrë të tjerë, sesa të shpenzonte para “cash”.

“L’Equipe” shkruan se Nasser Al-Khelaïfi ka hartuar tashmë strategjinë e tij, e cila përfshin dy nga lojtarët më të talentuar të ekipit: Julian Draxler (26 vjeç) dhe Leandro Paredes (25 vjeç).

Pasi e pa të pamundur për të blerë Lautaro Martínezin, përparësia e të cilit është Barcelona, ​​dhe duke e ditur që Edinson Cavani do të largohet me kosto zero, PSG duhet të marrë një sulmues dhe, duke pasur parasysh performancën e Icardit këtë sezon (20 gola) dhe mirëkuptimin në fushë me Neymarin dhe Mbappénë, ai mbetet objektivi kryesor i merkatos.

Për këtë, parizienët janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë të rëndësishëm. Draxler kushton 36 milionë euro, ndërsa Paredes vlerësohej 40 milionë euro një sezon më parë.

Tani mbetet për t’u kuptuar nëse të dy janë pëlqyer nga Antonio Conte, i cili e bëri të qartë sezonin e kaluar se ai nuk e ka në konsideratë Icardit.

Top Channel