Procesi i testimit gjatë të cilit vullnetarët infektohen qëllimisht me Covid-19 mund të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila ka nxjerrë udhëzime të reja se si kjo qasje mund të justifikohet nga pikëpamja etike, pavarësisht rreziqeve të mundshme për pjesëmarrësit.
Të ashtuquajturat “ prova sfide”, konsiderohen një mënyrë kyce në zhvillimin e vaksinave dhe janë përdorur në malaries, tifos dhe gripit, dhe ka trajtime të disponueshme për këto sëmundje nëse një vullnetar sëmuret rëndë. Por për Covid-19, nuk është përcaktuar ende se cila do të ishte një dozë e sigurt e virusit dhe nuk ka trajtime të sakta nëse gjërat shkojnë keq. Ndaj dhe në këtë rast, një qasje e tillë ka shkaktuar polemika të mëdha.
Shkencëtarët megjithatë e pranojnë se teste të tilla duhet të merren parasysh, dhe OBSH është organi i fundit që tregon një mbështetje të kushtëzuar për këtë ide. “ Ka një lloj konsensusi në rritje mes atyre që e kanë menduar seriozisht një gjë të tillë”, thotë Nir Eyal, drejtori i Qendrës së Universitetit Rutgers për Bioetikën në Nivelin e Popullsisë në SHBA. Perspektiva e infektimit të individëve të shëndetshëm me një patogjen potencialisht vdekjeprurës mund të tingëllojë kundër logjikës, por sipas Eyal rreziku i vdekjes nga Covid-19 për dikë tek të 20-tat është rreth një në 3,000, I ngjashëm me rrezikun e dhurimit të veshkave.
“Sapo ta mendoni, është çuditërisht më e lehtë të aprovohet sesa dërgimi i vullnetarëve si punëtorë mjekësorë me kohë të pjesshme dhe praktika të tjera që kemi pranuar tashmë”, shton ai.
Top Channel