Rama për tonet mes kundërshtarëve në takimet e mbyllura: Do thoshit uau, politika shqiptare të arrijë deri këtu?

09/05/2020 14:03

Kryeministri Edi Rama, pyetur për klimën politike në vend mes kundërshtarëve, ka përsëritur sot se sikur tonet dhe cilësia e dëgjueshmërisë edhe për të mos rënë dakord në takimet e mbyllura të ishte ashtu edhe në publik, njërezit do të habiteshin.

“Nëse ju do kishit parë tonin, kapacitetin dëgjues të palëve dhe adresimin e çështjeve nga palët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, do thoshit uau, politika shqiptarë të arrijë vallë deri këtu? E nëse ai format etik do kalonte në pronësi të publikut, Shqipëria do dukej ku e ku më mirë dhe sinqerisht nuk do kishim zili vendeve shumë më të përgatitura për tonin dhe intensitetin e komunikimit për nga cilësia dhe përmbajtja, por politika në publik khehet në vulgaritet dhe sherrnajë”- tha Rama.

Sipas tij, kjo nuk varet nga sa shumë biem dakord, por si trajtojmë mosdakordësitë tona.

“Ka shumë mënyra për t’i trajtuar, që nga sherri, konflikti, kundërshtitë brutale dhe vulgare, tek diskutimi i hapur, shkëmbimi etik dhe dëgjimi i kujdesshëmi tjetrit edhe pse në fund nuk bie dakord, për mua kjo është rruga dhe sa herë ka mundësi jam i pari që e dua dhe që jam i gatshëm të bëj gjithçka që ta nxis. E kam thënë disa herë, në takimet e mbyllura që kemi pasur me Presidentin, kryetarin e opozitës në Këshillin e Sigurisë nuk jemi marrë vesh për të gjitha, por mënyra si janë trajtuar mosdakordësitë është ajo që do ishte mirë ta kalonim nga një hapësirë e mbyllur në hapësirën publike, në një hapësië ku dhe të tjerët na dëgjojnë”- tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA