Fotot nga protesta sot te sheshi “Skënderbej”/ Momentet e tensionimit të Shoqërisë Civile, një grua transportohet me ambulancë

09/05/2020 14:22

Protesta e dytë e shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej” është shoqëruar sot me tensione dhe me ndalime në Polici.

Disa përfaqësues të shoqërisë civile janë shoqëruar në polici, të cilët kanë protestuar sot kundër qeverisë Rama, e cila sipas tyre ka dhunuar të drejtat e njeriut.

Ndërhyrja e forcave të rendit është shoqëruar dhe me britma dhe ulërima të disa zonjave të pranishme në këtë tubim, njëra prej të cilave është shtrirë përtokë pasi ka humbur ndjenjat për disa çaste, pamje të cilat Top Channel i transmetoi në kohë reale.

FOTO GALERI
1/48

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA