Vendimi qeverisë për tja kaluar në pronësi Teatrin Kombëtar, Bashkisë së Tiranës, e riaktualizoi edhe njëherë tjetër këtë çështje kaq të debatuar. E ndërsa palët janë pozicionuar pro dhe kundër shembjes, askush nuk po shqetësohet se në këtë godinë që mbahet e bllokuar prej 3 vitesh, po degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar.
Hervin Culi
Në dhomën e fonisë gjenden edhe materiale si magnetofonë të vjetër, kaseta, bobina etj., ku janë të regjistruar zërat e aktorëve ndër vite, që mund të kenë humbur dhe në rast se kjo ka ndodhur, është një humbje e jashtëzakonshme për artin shqiptar.
Hervin Culi
Presidenti Ilir Meta iu rikthye qëndrimeve të mëparshme kundra shembjes së teatrit duke i kujtuar qeverisë se ka depozituar një padi në gjykatën kushtetuese. “ Çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është thotë presidenti Meta, jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.
Shqetësimeve të presidentit i dha përgjigje kryebashkiaku Erion Veliaj përmes dy mesazhe në Twitter ku fillimisht thotë se “Impresionues zelli për ngrehinën prej tallashi me shkrepset e presuara me alga për dopolavoron e kazermave fashiste. Po për kostumet e Ndrek Lucës, bobinat me zërin e Kadri Roshit e dhjetëra vlera do reagoni? Kanë 3 vjet që i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajnë peng! Ndërsa në Twitterin e dytë kryebashkiaku Veliaj thotë: Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjera që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!
Top Channel