“Nicht verdient” titullohet kënga më e re e artistes Loredana, në bashkëpunim me Capital Bra, e lancuar vetëm pak ditë më parë dhe mesa duket ky produksion muzikor është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, por jo vetëm.
“Nicht verdient” ka arritur majat në Gjermani, duke u kthyer në një hit dhe kryeson vendin e parë në listat muzikore duke lënë pas artistë të njohur atje.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet artistja me një postim në Instastory, ku falenderon publikun për mbështetjen dhe u shpreh shumë e lumtur për suksesin.
Teksti i saj flet për një dashuri që ka përfunduar dhe mendohet se kjo këngë është dedikim për ish-partnerin e saj Mozzik.
Ndërkohë ky i fundit ka lancuar ditën e sotme këngën e tij më të re “Lass Mal”. Në një pjesë të këngës, reperi thotë hapur se ai nuk ka më nevojë për të (për Loredanën) dhe se ajo nuk ishte asnjëherë aty për Mozzik-un.
Top Channel