Pas shtetrrethimit… serbët protestojnë kundër Vuçiç

08/05/2020 12:48

Ndërsa izolimi u hoq në Serbi, me qindra persona sfiduan urdhërin për ndalimin e tubimeve masive, për t’i rënë tenxhereve dhe kusive e për t’u fryrë bilbilave, në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar, që akuzohet për autoritarizëm.

Në javët e ndalimit të qarkullimit, protestuesit zgjodhën të bënin protesta të zhurmshme nga ballkonet e tyre. Këtë javë, Vučić njoftoi se zgjedhjet e përgjithshme, që u shtynë për shkak të krizës së koronavirusit, do të mbahen më 21 qershor. Është e paqartë se si do të kryhet fushata elektorale por për shkak të pandemisë, nuk pritet të ketë tubime të mëdha zgjedhore gjatë majit dhe as takime në ambjente të mbyllura.

Ndërsa për perspektivën e fushatës në qershor, vetë Vučić tha se do të merret mendimi i mjekëve dhe epidemiologëve dhe gjithçka do të varet nga epidemia. Të hënën Serbia zbuti disa masa të ndërmarra për të luftuar pandeminë, mes të cilave rihapjen e restoranteve dhe kafeneve si edhe rifillimin e transportit publik. Në vend janë konfirmuar mbi 9 mijë të prekur nga koronavirusi deri më tani dhe rreth 200 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA