
“Nuk jeni i shqetësuar që keni humbur shumk gjak?”, kjo ishte një nga pyetjet që gazetarët kishin për presidentin Meta.
“Jo them se është proces i shëndetshëm, jo vetëm nga ana morale, pra që ndihet mirë se kontribuaon në jetën e një qytetari tjetër, por është proces që të zbukuron se di në qoftë se e vutë re ato vajzat aty ishin të bukura sepse sto dhurojnë çdo tre muaj gjak. Prandaj nxitoni edhe ju”, tha Meta.
Ndërkohë Meta komentoi edhe vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për të shtyrë në një moment të dytë zgjedhjet në univeristete.
“Vendim i arsyeshëm, i pritshëm, sepse në këtë kohë të vendosur nga parlamenti si fatkeqësi natyrore, është shumë e arsyeshme të shtyhen për të pasur zgjedhje demokratike siç e meritojnë Universitetet tona”, tha ai.
Top Channel