Një grua e ngecur brenda një kulti kristian ka treguar së fundmi sesi u detyrua të martohet kreun fetar të komunitetit mormon amerikan, të cilin e ndante me 63 gra të tjera.

Rebecca Musser, 44 vjeçe, ka ndihmuar në rrëzimin e kultit të Kishës Fondamentaliste të Jezusit më bazë në Utah, SHBA.

Kreu i kultit Warren Jeffs, 64 vjeç, po kryen aktualisht dënimin me burgim të përjetshëm për disa akuza si sulme seksuale ndaj të miturve, përdhunime dhe incest.

Rebecca kishte qenë e martuar me pararendësin e Jeff, Rulon Jeffs, i cili njihej për anëtarët e kultit si Xhaxha Rulon.

Duke shpjeguar historinë në televizion ajo thotë: “Ai ishte 85 vjeç kurse unë 19. Unë iu dorëzova faktit se ky ishte fati im. Ishte e tmerrshme. Ky supozohej të ishte një njeri i Zotit dhe më bënte mua këto gjëra”.

Pas vdekjes së tij në 2002, i biri Warren u martua me gratë e mbijetuara të të atit, që ishin rreth 20.

Normalisht Rebecca duhet të martohej me të ose të zgjidhte një burrë tjetër.

Por Warren i tha: “Cilindo që të marrësh, unë do të të thyej e do të bëj një grua të bindur”.

Rebecca thotë se më pas e kishte kuptuar se mund të largohej, dhe më në fund gjithçka do të merrte fund.

Pas disa ditësh ajo i shpëtoi rojeve në muret e larta të kompleksit Mormon në Short Creek, dhe përfundoi në Oregon duke qëndruar me një nga vëllezërit e saj, që gjithashtu ishte arratisur nga kulti.

Ajo thotë më tej në intervistë: “Nuk dija të merrja vendimin çfarë të bëja. Por më në fund e kuptova se mund të refuzoja diçka që nuk më pëlqente, dhe lashë një shënim në krevat. Arrita t’i kaloj rojet dhe u arratisa”.

Në dokumentarin e NBC, Rebecca kthehet në ambjentet e ish-vendit të kultit, ku ndodhi eksodi masiv i anëtarëve.

“Është e vështirë të kthehesh. Risjell shumë gjëra që janë ende të gjalla”, thotë ajo e përlotur.

Vetëm në vitin 2017 qyteti ka zgjedhur një kryebashkiak që nuk i përket kishës mormone fondamentaliste, pas afro 100 vjetësh.

FOTO GALERI
1/3
Rebecca kishte qenë e martuar me pararendësin e Jeff, Rulon Jeffs, i cili njihej për anëtarët e kultit si Xhaxha Rulon.

Top Channel