FOTO/ Një korsi e re biçikletash në Tiranë, Veliaj: Hej pedalues! Edhe 1 te Parku Olimpik

07/05/2020 14:19

Një korsi e re biçikletash është shtuar në rrugën pranë Parkut Olimpik të Tiranës.

Punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës kanë punuar deri në orët para të mëngjesit për t’i dhënë dorën e fundit vijëzimeve, dhe të gjithë elementëve të nevojshëm për garantimin e sigurisë së lëvizjes për pedaluesit.

Lajmin e mirë e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili fton të gjithë përdoruesit e biçikletave për të përdorur sa më shumë hapësirat e dedikuara për ta.

Sakaq, kreu i Bashkisë së Tiranës ka ndarë me qytetarët edhe disa pamje nga puna në terren, e cila do të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta