“Faleminderit për punën që po bëni”/ Vepra e re e Banksy-t, nderim për heronjtë e situatës

07/05/2020 11:38

“Faleminderit për punën që po bëni”- Artisti anglez, Banksy, ka dashur të bëjë me një vepër të re të tij, një nderim dedikuar mjekëve dhe infermierëve të shërbimit shëndetësor britanik të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për një vepër rreth një metër katror që u shfaq pranë spitalit të Sauthemptonit. Në vepër, ëSHtë vizatuar një fëmijë që luan me disa superheronj, e mes tyre, merr në dorë një kukull që ngjason me një infermiere.

Vetë fëmija ka maskë mbrojtëse në dorë dhe ka ngritur dorën në stilin e Supermenit. Ndërsa në anën tjetër, në një kosh, shihen klasikët Spiderman dhe Batman. Kjo tregon heroizmin e dëshmuar nga personeli shëndetësor në pandeminë që ka tronditur vendin.

Artisti, ka publikuar edhe një foto të veprës në profilin e tij në Instagram. Kjo vepër e fundit e tij do të qëndrojë e ekspozuar deri në fund të vjeshtës, për të dalë më pas në ankand, për të mbledhur fonde pikërisht për shërbimin shëndetësor kombëtar të Britanisë së Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA