Fluks në qendrat shëndetësore/ Numri më i madh është i pensionistëve që shkojnë te mjeku

06/05/2020 15:28

Zgjerimi i fashave orare, ka sjellë edhe një fluks veçanërisht pensionistësh nëpër qendra shëndetësore.

Drejtues të tyre thonë se po vijnë fizikisht edhe kur nuk duhet, edhe duke përfituar nga liridalja, megjithë paralajmërimet se rreziku nuk ka kaluar ende.

“Kam bërë analizat dhe më kërkoi mjekja ime sot, për të më vizituar. Kam komunikuar në telefon me mjeken gjatë izolimit. I kam shmangur ardhjet këtu, se jam me diabet. Mua nuk më vizituan, se nuk kisha rekomandim. Nuk e dija”, shprehen disa prej tyre.

“Shërbimi nuk ka munguar. Vizitojmë nga mëngjesi në darkë online dhe fizikisht, kur duhet. Vaksinimi, vizitat pediatrike, ato gjinekologjike janë kryer si gjithmonë. U bëjmë thirrje pacientëve të shmagin ardhjet e panevojshme, për të mirën e të gjithëve”, sqaron Jonida Diko, Drejtoresha e Qendrës 10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA