Gjobë nëse i ndryshoni ngjyrën makinës apo vendosi impiant gazi pa autorizim

05/05/2020 18:53

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që duke nisur data 4 maj, ka nisur aplikimi gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.

Sipas një njoftimi bëhet me dije se nuk mund të ndryshohet pa autorizim, ngjyra e makinës, vendosja e impiantit të gazit, por dhe vendosja e karrocerisë. Gjobat do të jenë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj, shkruan Shqip.

Njoftimi i plotë:

Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!

?Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë: ?të ngjyrës; ?kutisë së shpejtësisë; ?të tjera me procedurë të lehtësuar ?Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë: ?të motorit; ?të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)l ?të karrocerisë; ?të tjera me procedurë normale Vetëdeklaro kërkesën për të kryer një ndryshim konstruktiv/funksional në mjet:

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA