Shahini në Top Talk: Ja përse anuluam provimet për 9-vjeçaret. Tregon edhe mënyrën e vlerësimit final

04/05/2020 16:51

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja, ku ka folur rreth vendimit për mbylljen e vitit shkollor për shkak të pandemisë Covid-19.

E pyetur nga gazetari Dyrnjaja  se pse u vendos të mbyllej viti akademik, ndërkohë që çdo ditë po shkohet drejt hapjes së vendit pas karantinimit disa javor, ministrja është shprehur se nuk ishin kushtet e duhura për të rikthyer nxënësit në ambientet e shkollës.

“Nuk është e mundur që të kthehen në shkollë të gjithë nxënësit. Kemi shkolla me dy turne dhe me shumë nxënës në klasë. Prandaj e pamë të nevojshme që të mbyllet ky vit shkollat. Nuk ishin kushtet për ti sjellë të gjithë nxënësit në shkolla. Nuk kemi ikur plotësisht nga koronavirusi”

Ndërkohë për sa i përket anulimit të provimeve të klasës së  nëntë, Besa Shahini është shprehur se ato nuk do të zhvillohen. Ndërsa për vlerësimin e nxënësve ajo ka thënë se do të merret mesatarja e tyre nga klasa e 6-të në të nëntën.

“Këtë vit nuk do të bëhen fare. Shpresojmë që ti bëjmë vitin tjetër me gjeneratën e vitit tjetër klasës së 9. Kemi vendosur të marrim një mesatare të notave nga klasa e 6 deri në të 9. Do të bëhet nga mësuesit. I mbyllin notat ata. Pjesën e mësimit online të mbyllet në fund të majit që mësuesit të kthehen në shkolla dhe të bëjnë këtë proces. Duke mos penalizuar askënd.” tha Shahini.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta