I ftuar në studion e “Shqipëria Live” ishte ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka. Ish- ministri tha se sipas tij masat shtrënguese në vendin tonë ishin shumë agresive.
Ai pretendon se ka komunikuar me ekspertë shëndetësorë, të cilët sipas tij i kanë thënë se kjo mbyllje është e panevojshme dhe se vendi ynë ka kapacitetet e duhura shëndetësore, për ta përballuar situatën. Ndër të tjera, ai thotë se ka ndjekur adresën zyrtare në Facebook të kryeministrit Rama, duke sqaruar se ishte i detyruar për ta bërë një gjë të tillë.
Sipas Ndokës, vendimet duhet të merreshin nga Instituti i Shëndetit Publik dhe jo nga Facebook-u i kryeministrit. Këtë mënyrë qeverisje (pra me anë të Facebook-ut), Ndoka e shikon një shkelje ligjore, madje dhe policia që i referohet rrjeteve sociale të kryeministrit, janë duke shkelur ligjin, shtoi ish – ministri. Ai thotë se masat duhet të ishin inteligjente, por në vendin tonë janë marrë masa policore.
“Ekspertët thonë që kjo mbyllje është e panevojshme, sepse ata thonë se COVID-19 nuk është agresiv në Shqipëri. Kemi kapacitetet e duhura spitalore për ta përballuar. Për fatin e keq isha i detyruar ta ndjek në Facebook. Në nivel institucional, ai bën shkejle ligji. Edhe policia bën shkelje duke iu referuar të Facebook-ut të kryeministrit. Distancimi ishte i nevojshëm, mbyllja e disa aktiviteteve të shërbimit ishin të duhurat. Në vend që të kishim masa shëndetësore inteligjente, ne kishim masa policore. Nuk e di se përse emrat e këtyre personave që kanë marrë vendimin për vendin tonë, nuk dihen. Instituti i Shëndetit Publik është i vetmi që ka një komunitet të tillë (i referohet një bordi të specializuar për marrjen e vendimeve). Ai (kryeministri) ka marrë edhe modele shtetesh që nuk kishin asnjë lidhje me realitetin tonë. Është abuzuar së tepërmi. E para ishte shumë e rëndësishme të ishin vendime inteligjente. Unë nuk e kam munduar shëndetin mendor, sepse e di që kjo është një alarm. Unë e di që kryeministri ka frikë për vetën e tij”, tha Ndoka.
Top Channel