Në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë ditën e sotme është ndërruar ekipi i kujdestarëve dhe të gjithë punonjësve.
Kjo ka ndodhur pas 50 ditëve izolim për të shmangur pandeminë Covid-19. Ky moment ka qenë tepër emocionues, ndërsa disa foto të veçanta janë shpërndarë edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues.
Shumë faleminderit për punën e palodhur Zamira, Zeqirie, Filloreta, Kumrije, Lindita, Xhevrie. Forca ekipi i ri që nga sot merr stafetë #Mbrojmë shëndetin e gjyshërve.
Krenare për #sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social” shkruan Manastirliu.
Top Channel