Blogerja me shami Fatima Stojku, rrëfen të gjitha paragjykimet që ndesh

01/05/2020 18:55

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar blogerja Fatima Stojku.  Fatima është me origjinë nga Dibra, por prej pak kohësh jeton në Korçë, me personin e saj të zemrës.

Fatima, është e mbuluar me shami dhe thotë se paragjykimet ekzistojnë. Ekzistojnë nga personat që nuk e njohin fenë, por edhe nga persona të cilët mendojnë se ajo nuk duhet të dali dhe të ketë një stil të sajën. Fatima, ka një blog dhe promovon mënyrën sesi ajo bën make-up, por edhe stilit të saj të veçantë për të vendosur shaminë.

Sakaq, Fatima tregon dhe arsyen se përse hapi një blog. “Para tre vitesh më shkruanin shumë në Instagram dhe më pyesnin si bëja make-up dhe për shaminë. Duke pasur shumë kërkesa dhe në pamundësi për t’ju përgjigjur të gjithëve, vendosa të hap një blog”, thotë Fatima.

“Normalisht që si fillim Korça ishte një qytet i bukur. Por duke qenë se unë bëj kontribute bamirësie, njoha dhe personin me të cilin jetoj. Nuk është problem, është shumë e drejt për ta menduar nga një këndvështrim. Në këtë kohë që jetojmë, çdo njeri e ka zgjedhur jetën e tij. Kështu që njerëzit çfarëdo të thonë, janë thjesht opinionet e tyre  dhe ne i respektojmë. Paragjykime mund të ketë edhe nga njerëzit që nuk janë të njohur me fenë islame. Por disa nuk e bëjnë dot lidhjen për të qenë qytetar dhe për të jetuar në shoqëri. Nuk e njohin këtë fe dhe i duket e çuditshme kjo formë, por tek e fundit është thjesht stil. Jetojmë në një botë që stili është shumë dimensional, unë këtu jam për të shfaqur stilin tim. Para se të hapja blogun, ne kemi zgjedhjet tona për të kombinuar veshjet, kështu nisi ideja. Para tre vitesh, kishte shumë vajza që pyesnin për çështje të ndryshme, për shaminë, make-up. Ishte e pamundur për t’i kthyer përgjigje të gjithave thash pse të mos hap blog”, tha Fatima.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA