Shifrat shpresëdhënëse/ Shërohen mbi 1 milion persona nga pandemia Covid-19

30/04/2020 17:56

Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi. Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Cvoid-19.

Ndërkohë në të gjithë botën janë prekur 3,251,143 njerëz. Gjithsesi raste aktive deri më tani janë pak më shumë se 2 milion persona nga të cilët vetëm 3% (55 mijë) janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për sa u përket vendeve ku është përhapur Covid-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bilancin më negative pasi deri më tani kanë shënuar 62 mijë viktima. Më pas renditet Italia me mbi 27 mijë vdekje, e ndjekur me pas nga Anglia me 26 mijë vdekje dhe Spanja me 24 mijë persona që kanë gjetur vdekjen nga Covid-19.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA