Kryeministri Edi Rama edhe një herë është shprehur se masat e ndërmarra për të frenuar Covid-19 në vendin tonë kanë qenë të duhurat. Sipas tij kjo ka sjellë edhe kurbën e ulët të rasteve të infektimit dhe të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19.

Në raport me një milion banorë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Bullgaria kanë më pak vdekje në Europë nga COVID.

“Kjo nuk është çështje që vjen se kshtu dua unë. Të ishte për mua nuk do donim kurrë të merreshim me këtë punë. Po e bëjmë me dinjitet këtë punë. Shqipëria është vendi me më pak vdekje  për 1 milion banorë në të gjithë kontinentin. Ka një shpjegim kjo. Kemi marrë masat e duhura deri tani.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA